‘Stadiumet bosh? Nuk e di deri në cfarë pike do të ndikojë te ne. Preferojmë që të luajmë me publik, por e dimë që nuk do të jetë e mundur dhe do të duhet të përshtatemi. Shpresoj që të mos ketë të bëjë me ne, të luajmë mirë dhe të fitojme. Do të preferoja ta bënim me tifozë, kështu që humbasim një pjesë të esencës sonë. Por duhet të përshtatemi’. Kështu u shpreh Quique Setien, trajneri I Barcelonës në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes në Camp Nou kundër Leganes që do të luhet në mbrëmjen e kësaj të marte në orën 22:00.
‘Ideja është që të bëjmë disa modifikime dhe do të bëhen ndryshime gjatë zhvillimit të ndeshjes-vijoi Setien-të shohim se sa do të ndikojë lodhja të futbollistët. Dua që të shkojmë në fund me freskinë e nevojshme. Të shojim sesi do të zhvillohet kampionati dhe sesi futbollistët do të rimarrin forcat pas sforcimit. Duhet të evitojmë dëmtimet’.
Sfidanti.al