Ibrahimovic viziton Hammarby dhe thyen rregullat; polemika në Suedi

Udhëtimi i Zlatan Ibrahimovic drejt Stokholmit për të ndjekur ndeshjen e Hammarby nuk kaloi pa u vënë re kjo sepse suedezi tani është në qendër të polemikave në vendin e tij, mësohet se Ibrahimovic ka thyer rregullat kundër coronavirusit teksa hyri në dhomën e zhveshjes së skuadrës së tij për të uruar futbollistët për fitoren ndaj Ostersund.

Sipas dispozitave anti-Covid në Suedi, vetëm trajnerët dhe futbollistët kanë të drejtë të hyjnë në dhomat e zhveshjes. ‘Do të duhet të mësoj më shumë përpara se të flas, do të bisedoj me Hammarby-tha Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Suedeze, Mats Enquist

Ndërkaq, vetë Ibrahimovic ditën e martë pritet të kthehet në Itali ku do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera në pulpën e djathtë të dëmtuar. Sulmuesi i Milanit i kreu kontrollet e fundit për dëmtimin muskular në 4 qershor.

‘Procesi i riaftësimit po ecën mirë dhe pa komplikacione-theksohet në një komunikatë për shtyp të klubit kuqezi. Shpresa e trajnerit Pioli është që ta ketë Ibrahimovic gati për ndeshjen e 28 qershorit kundër Romës.

Sfidanti.al