Ronaldo, Ibra, Xheko, “pleqtë” e Serisë A ende paguhen mirë

Mosha ecën, por edhe rroga po ashtu, sidomos kur kontributi mbetet i madh. Seria A këto kohë ka qenë vendi i yjeve “pleq”, të cilët për momentin janë shpresa e vetme për ringjalljen e asaj që quhej liga më e bukur në botë. Në vendin e bukur (il bel paese) mbretërojnë ende Kristiano Ronaldo, Zllatan Ibrahimoviç dhe Edin Xheko, ndërsa ndër të parët janë edhe disa më të rinj. Ronaldo merr rrogën 31 milionë euro në sezon tek Juventusi duke qenë 36 vjeç. Zllatan Ibrahimoviç arrin në 7.2 milionë euro në sezon tek Milani duke qenë në vendin e 7-të të renditjes së pagave në moshën 39-vjeçare. Diçka e jashtëzakonshme. Edin Xheko fiton diçka më shumë, 7.5 milionë euro në vit tek Roma, ndodhet në vendin e pestë. Ai është 35-vjeçar dhe lihet pas nga shumë pak yje.

Renditja

  1. Kristiano Ronaldo 31 milionë euro
  2. Matijs De Ligt 8 milionë euro
  3. Romelu Lukaku 7.5 milionë euro
  4. Kristian Eriksen 7.5 milionë
  5. Edin Xheko 7.5 milionë euro
  6. Paulo Dibala 7.3 milionë euro
  7. Zllatan Ibrahimoviç 7.2 milionë euro
  8. Aron Ramsej 7 milionë euro
  9. Adrien Rabio 7 milionë euro

10.Aleksis Sançez        7 milionë euro

Sfidanti.al