Robert Levandovskin nuk do ta arrijë dot këtë herë, por gjithsesi është i ri dhe do të ketë kohë ta bëjë në të ardhmen. Erling Halandi arriti në 25 gola këtë sezon në Bundesligë duke qenë në nivel europian, në lartësinë e të tillëve si Mbape, Mesi apo Ronaldo, i lënë pas pikërisht nga sulmuesi i Bajernit. Norvegjezi ishte autor i dy golave në fitoren 2-0 ndaj Volfsburgut në kampionat, ndërsa ka edhe 7 asistë. Dortmundi është kujtuar pak si vonë, por gjithsesi është kujtuar dhe kjo fitore ndaj një rivali direkt, i jep shpresë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Borusia ka 55 pikë ndaj 57 të Volfsburgut, duke qenë skuadra e dytë për numrin e shënuar në Bundesligë, 66, e lënë pas vetëm nga Bajerni me 86.
Sfidanti.al