Interi gjen 250 milionë euro, por Konte nuk është i sigurt për blerjet

Trajneri nuk ka dëshirë të flasë për të ardhmen, edhe pse nuk e ka për veten e tij. Antonio Konte e di se projekti i tij tek Interi duhet të quhet afatgjatë, ndërsa vëmendja duhet të jetë tek ndeshja me Veronën, e vetmja gjë që vlen për momentin. “Lojtarët e dinë se ende na mungon diçka, – thotë ai, – se nuk jemi shpallur ende kampionë. Le të bëjmë sforcot e fundit për t’ia dalë. Sa për të ardhmen, nuk kam dëshirë të flas. Rëndësi ka që jemi të qetë”.

Konte gjithsesi, në vetvete mendon edhe për të ardhmen, ndonëse nuk e shpreh. Ai nuk është i sigurt nëse klubi do të ketë mundësi të shpenzojë për të forcuar skuadrën që të ketë pretendime sezonin tjetër në Champions. Lajmet janë që pronarët kanë gjetur 250 milionë euro, veçse shumë nga këto para do të përdoren për rrogat e për shpenzime të tjera. Pra, hallet nuk mbarojnë as këtu.

Sfidanti.al