Çeferin paralajmëron dënime të rënda për klubet e Superligës

Presidenti i UEFA-s bëri disa deklarata kërcënuese për më të pasurit e futbollit europian, për pasojat që mund të kenë për shkak të “kryengritjes”. “Mund t’u ndalohen shitblerjet për 3 deri në 5 vjet, – tha Aleksandër Çeferin, – mund të gjobiten rëndë, nga 30 deri në 50 milionë euro”. “Ata mendojnë se Toka është e sheshtë dhe se Superliga ende ekziston, –  vazhdoi ai, – mendojnë se mund të vijnë me një thes me para dhe të shkatërrojnë traditën”. Gjithsesi, kreu i UEFA-s pati një përgjigje edhe për trajnerët Guardiola e Klop që janë kundër shtimit të ndeshjeve. “Më shumë ndeshje na kanë kërkuar pikërisht këta klube që duan të largohen, – theksoi, – nëse duan më pak ndeshje, atëherë lojtarët duhet të pranojnë uljen e rrogave”.

Sfidanti.al