Nga mendimi për ta mbyllur tek biseda me Piolin, historia e Ibrës me Milanin!

Ekziston një ndjenjë mes dy palëve, po ashtu një nevojë reciproke, por mendime “të dyta” gjithnjë ka pasur (dhe do të ketë). Zllatan Ibrahimoviç pohoi së fundmi se ishte gati për ta lënë futbollin pranverën dhe verën e kaluar, ndërsa futbolli u ndërpre nga koronavirusi. Pushimi i gjatë dhe i detyruar e shtynë që të mendonte tërheqjen, madje bisedoi edhe m e trajnerin e tij, Stefano Piolin, që e bindi që të vazhdonte karrierën dhe të vishte fanelën e Milanit. Vetë 39-vjeçari thekson se u bind plotësisht për shkak se fizikisht ndihej shumë mirë. Po ashtu, ai kujtoi momentin e dëmtimit të vitit 2017 kur edhe atëherë u mendua se ai do ta mbyllte me sportin, por e mori veten plotësisht.

Sfidanti.al