Murinjo: Arsenali? Luajmë për trofe, jo për të fituar një derbi!

Padyshim që dëshiron ta fitojë sfidën e së dielës, veçse kërkon që ta bëjë këtë si për çdo ndeshje tjetër. Zhoze Murinjo dhe Totenhemi i tij janë në prag të derbit ndaj Arsenalit, duel që do ta luajnë në fushën e tyre në “Uajt Hart Lejn”, ndërsa tifozët kërkojnë me forcë tri pikët. “Një fitore në derbi ka më shumë kuptim kur je jo në pozicionin ku ne jemi tani, – u shpreh Murinjo, – ne, për momentin, jemi në një pozicion shumë të mirë. Është diçka e ndryshme, pasi ne duam të fitojmë për të marrë pikët, jo thjesht për të mundur Arsenalin që t’u japim kënaqësi tifozëve. Vjet ishte ky rasti i dytë, kur ne duhej të fitonim për tifozët, ndërsa sot ne luftojmë për kreun e tabelës”. Totenhemi ka 21 pikë, po aq sa Liverpuli por me golaverazh më të mirë, ndërsa është në krye të renditjes së Premier Ligës.

Sfidanti.al