Champions, UEFA dhe formacioni me lojtarët me më shumë përfshirje në skuadrën e vitit

Cdo vit, UEFA hap votimet për përcaktimin e formacionit më të mirë në Ligën e Kampioneve. Në këtë mënyrë, qeveria e futbollit evropian ka përpiluar edhe formacionit që janë zgjedhur më shpesh në formacionin e vitit të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube dhe në këtë pikë ajo që dominon totalisht është Barcelona.

Kështu në portë është Iker Casillas. Portieri i Realit të Madridit është zgjedhur 6 herë në formacionin e vitit kur ishte ende aktiv. Në mbrojtje, qendra e repartit ka ngjyrat blaugrana me Gerard Pique me 5 përfshirje dhe Carles Puyol me 6. Në krahun e djathtë ëshyë Sergio Ramos me 8 dhe në të majtë Lahm me 5 përzgjedhje.

Edhe në mesfushë dominon Barcelona. Steven Gerrard(3) shoqërohet nga Xavi Hernandez(5) dhe Andres Iniesta (6). Dhe në fund sulmi përbëhet nga Lionel Messi që është përfshirë 11 herë në skuadrën e vitit, Cristiano Ronaldo me 14 dhe Thierry Henry me 5 me sulmuesin francez që në 2006 iu afrua shumë fitimit të Ligës së Kampioneve me Arsenalin, por që në fund arriti ta fitojë pikërisht me Barcelonën. Ndërkaq në ditët e ardhshme do të mësohet edhe skuadra e vitit 2020 të Ligës së Kampioneve

Sfidanti.al