Çfarë vlerëson më shumë Konte tek Interi? “Që kemi vënë tapa në veshë”!

Mediat italiane shkruajnë se trajneri zikaltër po përgatit një plan me 5 pika (jo si plani ekonomik i Bashës!) për të afruar ekipin me kreun deri në fund të dhjetorit. Theksohet se do të këmbëngulet më shumë në lojën nga krahët për të sjellë më shumë gola me këtë taktikë, ndërsa tekniku beson se ka ende mjaft potencial të pashprehur. Janë 5 ndeshje për të mbërritur Milanin, ndërsa sonte ndaj Bolonjës (20:45 në “San Siro”) pritet të pushojë Lautaro Martinez dhe në krah të Lukakut të luajë Aleksis Sançez që nga minuta e parë.

Gjithsesi, vetë Konte thotë se ka diçka tjetër më të rëndësishme sesa taktika, teknika dhe aspekti fizik që e ka ndihmuar Interin e tij. “Jam shumë krenar që kemi arritur të vendosim tapa në veshë për të mos dëgjuar kritikat, – thekson ai, – ndryshe, kjo do të na kishte dëmtuar. Duhej të vazhdonim punën pas u shpërqëndruar dhe e kemi bërë. Të vazhdojmë kështu”. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë sepse Bolonja e Mihajloviçit ka qenë gjithnjë e rrezikshme në Milano ndaj Interit.

Sfidanti.al