Shifra e 750 golave në karrierë u arrit, por për këtë profesionist të madh gjithmonë në radhë vjen objektivi tjetër. Kristiano Ronaldo synon të tjerë gola, duke nisur që sot në derbin ndaj Torinos për t’iu afruar një tjetër rekordi. CR7 ka 29 gola në Serinë A në vitin 2020, dhe me një rrjetë tjetër do të barazonte Xhon Hansenin në kuotën 30, një tjetër lojtar të Juventusit që ka luajtur në vitet 50-të. Do t’i duhen 3 gola për të arritur legjendën juventine Omar Sivori (1961), ndërsa duket e vështirë që të vendosë rekordin e klubit, që e mban Feliçe Plaçido Borel me 41 goditje të sakta në vitin e largët 1933. Këtë të fundit me gjatë nuk e kap dot, për të shënuar 12 gola në Serinë A deri në fund të dhjetorit, por gjithsesi do ta provojë.
Sfidanti.al