Na mungon një futbollist shumë i mirë dhe shumë i ri? Dakord, ne kemi gati një tjetër futbollist shumë të mirë, madje shumë më të ri. Borusia e Dortmundit nuk do ta ketë sot Erling Halandin për ndeshjen e Bundesligës në fushën e Ajntrahtit të Frankfurtit (15:30), por trajneri 63-vjeçar Lysien Favre ka gati një “nip” tjetër. Në vend të 20-vjeçarit, në formacion do të jetë 16-vjeçari Jusufa Mukoko. Kaq e thjeshtë është formula për Dortmundin që do të synojë të lerë pas humbjen e javës së kaluar dhe të vazhdojë pretendimet në kampionat. Gjithsesi, Favre po mendohet përpara sesa ta hedhë në fushë Mukokon titullar. “Të mos harrojmë se ai është vetëm 16 vjeç, – shprehet trajneri, – ne kemi edhe zgjidhje të tjera”. Në të vërtetë, i vetmi sulmues i vërtetë përveç Halandit, është Mukoko.
Sfidanti.al