Marc Marquez kryen operacionin e tretë në nkrahun e djathtë. Piloti spanjoll e humbi të gjithë sezonin e vitit 2020 pasi e dëmtoi rëndë krahun në garën e parë të zhvilluar në muajin korrik në Jerez De La Frontera.
Ndërhyrja kirurgjikale u krye në spitalin Ruber Internacional të Madridit me spanjollin që qëndroi në operecion për plot 8 orë. Ishte Honda që bëri të ditur kryerjen e këtij operacioni nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksoi se në operacion u hoq pllaka e vjetër nga krahu i Marquez për t’u zëvendësuar nga një e re’.
Dhe e gjithë kjo ndodhi për shkak të një rikuperimi të ngadaltë të 8 herë kampionit të botës që kishte zhvilluar vazhdimisht terapi conservative. Pas kësaj ndërhyrjeje Marc Marquez rrezikon të humbasë fillimin e Botërorit të MotoGP në 2021 dhe mund të kthehet në pistë në muajin maj.
Sfidanti.al