Tensione te Real Madrid, Zidane: Nuk jam i paprekshëm, por ndjej besimin e klubit

‘Nuk e ka ndjerë kurrë veten të paprekshëm as si futbollist, as si trajner e as si person-kështu u shpreh Zinedine Zidane në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Realit të Madridit me Sevillan në lidhje me pozitat e tij  të tronditura në pankinën e Los Blancos pas humbjes me Shakhtarin në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që edhe në La Liga Reali duhet të ngrejë kohë pas 2 humbjeve në 3 ndeshjet e fundit

‘Champions League? Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e së shtunës-tha trajneri i Realit të Madridit-duhet të marrim pikë dhe të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të shkëlqyer. Na pëlqejnë ndeshje të tilla’

Zidane e vijoi fjalën e tij duke pohuar se ndjen mbështetjen e drejtuesve të klubit.

‘A e ndjej mbështetjen e klubit? Po, krejtësisht-tha Zidane-nuk mund të jem i lumtur kur humbasim një ndeshje, por e dimë ku jemi.Është fat që të luftosh për këtë klub dhe kjo është ajo që do të bëj deri në ditën e fundit’.

Zidane foli edhe për kritikat që kanë shpërthyer në drejtim të tij pas paraqitjeve të fundit të Realit.

‘Nuk mund të komentoj, nuk më shqetësojnë-tha Zidane-janë pozitat e mia, kur nuk fiton është normale që të të kritikojhnë. Por nuk do të ndryshojë atë që mendoj. Kemi përjetuar edhe më parë momente të vështira. Mendoj pozitivisht. Të shtunën na jepet një shans i madh dhe duam të tregojmë se jemi një skuadër e madhe’.

Sfidanti.al