Familja Beckham gjithnjë ka qenë e lidhur shumë me botën e modës. Ndërsa Victoria është stiliste dhe ka firmën e saj, David ka qenë imazhi I disa prej markave më të njohura në botë. Tani është djali i madh i ciftit, Brooklyn që duket se do të ndjekë hapat e prindërve të tij për të vijuar me traditën familjare.
Brooklyn Beckham vendosi të heqë dorë nga fotografia dhe sipas tabloidëve britanikë si ‘The Sun’ apo ‘Daily Mail’, ai ka firmosur një kontratë avantazhuese me një agjenci të njohur modelingu.
‘Brooklyn ka një fytyrë të njohur dhe kërkohet shumë në botën e modës sidomos sepse është djali i David dhe Victorias-tha një burim pranë familjes Beckham-ka një mbiemër, që është ndër mbiemrat më me ndikim në ktë sektor dhe që do ta ndihmojë të ecë dhe që të sigurojë oferta të majme’.
Deri tani Brooklyn studoi fotografi dhe punoi bashke me fotografin e njohur angelz Rankin, themeluesi i revistës ‘Dazed & Confused’. Madje në 2017 ai publikoi librin e parë me fotografi ‘What I see’ që nuk mori vlerësime pozitive nga kritikët e specializuar.
Sfidanti.al