Kumbulla shijon vetëm 15 minuta fitoren e madhe të Romës!

Fitore e veteranëve dhe sukses i spanjollëve, pati shumë komente për triumfin e verdhekuqve në Serinë A. Roma mundi 5-0 Beneventon në “Olimpiko” duke qenë edhe ajo jo larg kreut, ndërsa futbollistë me moshë të madhe shkëlqyen si Xheko, Mkitarian apo Pedro. Po ashtu, dy lojtarë nga Spanja si pikërisht Pedro apo Karles Perez i ardhur nga Barcelona dhe që shënoi sipas stilit të Lionel Mesit.

Marash Kumbulla pati festë vetëm për 15 minuta këtë herë, pasi hyri në fushë në minutën e 78-të, ndërsa trajner Fonseka nuk deshi që ta mbingarkonte. Tekniku pati parasysh se ka qenë i grumbulluar për shumë ditë me kombëtaren shqiptare, ka bërë 3 udhëtime të gjata prej mijëra kilometrash, dhe ka luajtur në dy ndeshje titullar.

Pedro shënoi në 31’, Edin Xheko u zgjuar me dy gola në 35’ dhe 77’, Veretut realizoi me penallti në 69’, ndërsa Karles Peres fiksoi shifrat 4-2 në 89’. Për Beneventon shënuan Kaprari dhe Lapadula për përmbysjen e momentit 1-2.

Sfidanti.al