Sa kohë do të vazhdojë ky tmerr? Kampioni i MMA-së vdes në ring!

Emri i vërtetë i tij ishte Luis Angel Salazar, ndërsa emri me të cilin njihej në sport, Princi i Arjit (Principe Aereo). Luftëtari 26-vjeçar i arteve të përziera marciale humbi jetën ndërsa luftonte në ring, dhe duket se shkak ishte një atak kardiak. Ai po ndeshej në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko Siti, dhe sipas lajmeve mori dy goditje jo edhe aq të forta në gjoks, por që ishin të mjaftueshme që zemra e tij të mos e përballonte. Sipas informacionit, nuk mund të bëhet me faj kundërshtari i tij, por gjithsesi fakti është që Salazari vdiq në ring, duke u përleshur. Nuk dihet sesa do të vazhdojë një tmerr i tillë, sepse shpesh ka pasur vdekje në ring apo edhe në fushat e futbollit, për shkaqe nga më të ndryshmet. Duket se vizitat mjekësore nuk bëhen në mënyrë aq rigoroze, ose ndoshta sportistët janë gati të rrezikojnë për shkak të interesave financiare, apo pasionit për t’u ndeshur.

Sfidanti.al