Kepa Arrizabalaga nuk po mund të ngrejë kokë te Chelsea. Këtë të shtunë portieri spanjoll u kthye të luajë titullar ndaj Southamptonit ku zëvendësoi Edouard Mendy të dëmtuar duke bëtë një tjetër gafë që i kushtoi Chelseat humbjen e 2 pikëve në këtë përballje që u mbyll me rezultatin 3-3.
Më konkretisht, goli i dytë i Southamptonit erdhi pas një mosmarrëveshjeje mes Kepas dhe Zouma. I pyetur në konferencën për shtyp për portierin e tij, Lampard tha se ishte një gabim që mund të evitohej dhe se skuadra nuk mund të pësojë gola të tillë.
‘Kepa duhet të jetë mjaftueshëm i fortë, që është ajo që bëjnë sportistët e elitës-tha Lampard-do të ketë mbështetjen time dhe të shokëve të skuadrës. Është për të ardhur keq, pasi ai bëri edhe pritje shumë të mira’.
Sfidanti.al