Një ditë më parë, ish-prokurori federal, Xhuzepe Pekoraro, deklaroi në një intervistë për gazetën “Il Matino” se është zhdukur zëri (audio) e bisedës mes gjyqtarit dhe specialistëve të VAR-it, në një moment të ndeshjes Inter-Juventus luajtur në Serinë A në vitin 2018. Tashmë, kjo çështje do t’i kalojë prokurorisë italiane, siç shkruan e përditshmja “Il Korriere delo Sport”. Fjala është për momentet kur Interi pretendoi përjashtimin me të kuq të Miralem Pjaniçit të Juventusit, pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Rafinjës, ndërhyrje që duhej të kishte qenë për karton të verdhë, ndërsa boshnjaku e kishte një të verdhë më parë. Dyshimet janë të mëdha se përse është zhdukur audio nga një bisedë e tillë, dhe mendja të shkon se ka pasur diçka për të fshehur. Pritet se çfarë do të nxjerrë prokuroria, dhe më pas nëse çështja do të shkojë në gjykim.
Sfidanti.al