Gatuzo për rastin e Donarumës: “Asnjë problem, kam biseduar vetë me Xhixhin”

Milani, të dielën e fundit, shënoi fitoren e parë nën kryesinë e trajnerit të ri, Xhenaro Gatuzo, normalisht, duke e përmirësuar atmosferën në klub, por, këto ditë, u publikua një informacion i befasishëm lidhur me portierin e tij, Xhanluixhi Donaruma. Pretendohet se ky portieri i i talentuar dhe agjenti i tij kontrapedal, Mino Raiola, kërkojnë prishjen e kontratës me “rosonerët”, për shkak të presionit psikologjik të ushtruar mbi portierin e ti, por, ky informacion, sikuirse duket, ende nuk ka arritur mirë në veshët e Rinos (Gatuzos) që deklaroi:

“Për mua, nuk ka asnjë problem me Donarumën. Fasone dhe Mirabeli (dy drejtorët e mëdhenj të Milanit) do të më kishin informuar, po të kishte pasur ndonjë gjë shqetësuese. Unë bisedoj me Xhixhon përditë. Ai është një djalë i qetë, por që mërzitet shumë, kur nuk fiton. Mbas Beneventos, ai u mërzit shumë”, vuri në dukje Gatuzo.

Sfidanti.al