Mohamed Salah, futbollisti brilant që dribloi gjithë..Afrikën

Bi-Bi-Si-ja prestigjioze britanike, çdo vit, tradicionalisht, zgjedh futbollistin më të mirë afrikan të vitit dhe, më 2107, këtë titull e fitoi sulmuesi i krahut të Liverpulit, Mohamed Salah. Ky futbollist egjiptian la mbas vetes një vit ëndrrash, pasi ai, fillimisht, luajti në mënyrë fantastike me Romën, ndërsa, më pas, u transferua te Liverpuli, ku, gjithashtu, po luan shkëlqyeshëm. Momentalisht, Salahu është golashënuesi më i mirë në Premier Ligën angleze, por ai u bë edhe hero kombëtar, pasi shënoi golin vendimitar nga pika e 11-metrshit, duke e çuar Egjiptin në kampionatin botëror të Rusisë, vitin e ardhshëm.

Salahu u shpall futbollisti më i mirë afrikan i vitit, duke lënë mbas Pjer-Emerih Obamejangun, Nabi Keitën dhe Sadio Manen. Për Salahun, ky është titulli i parë në karrierën e tij, ndërsa, vitin e kaluar, ky titull iu dha algjerianit Riad Marez të Lester Sitit.

Sfidanti.al