Drejtori sportiv i Milanit: “Ibrahimoviçi? Kurrë mos thuaj kurrë”

Ditët e fundit, mediumet italiane publikuan një lajm interesant se ka mundësi që Zllatan Ibrahimoviçi të bëjë një kthim sensacional në “San Siro”, ku ai ka luajtur gjatë viteve 2010-2012, një lajm ky që mori një nxitje të re, për shkak të deklaratës që bëri, dje, një nga njerëzit më të rëndësishëm të klubit milanez, drejtori sportiv i tij, Masimiliano Mirabeli. Ky i fundit, mbasi Milani kaloi në duart e pronarëve të rinj kinezë, ka marrë detyrën e rëndësishme që të mos lejë dyshime ose dilema rreth përforcimeve të reja të këtij klubi italian.

“Ibrahimoviçi? Në jetë, kurrë nuk duhet të thuash kurrë. Ka mundësi që lojtarë që dikur kanë luajtuar më neve, të kthehen në ekip. Nuk jam i sigurt, nëse një lojtar i tillë do të jetë Ibra, ne i shohim të gjithë opsionet”, vuri në dukje Mirabeli në një prononcim në “Sport Mediaset”, duke i nxitur, kështu, edhe më shumë spekulimet rreth kthimit eventual të Ibrahimoviçit te Milani.

Sfidanti.al