Abrahami nderon Murinjon, Kumbulla merr të verdhë sa hyn në fushë

Nuk ishte ndeshja e qendërmbrojtësit shqiptar, por pa problem sepse tashmë ka luajtur nja dy-tri herë këtë sezon. Marash Kumbulla u aktivizua në minutën e 90-të për Romën nga Zhoze Murinjo, dhe mori të verdhë menjëherë më pas. Në fushë ishte një shqiptar tjetër, Mërgim Vojvoda i Torinos, skuadra e tij cilit u mund 0-1 në stadiumin “Olimpik” të kryeqytetit të Italisë. Ishte një fitore e vogël e verdhekuqve me golin e shënuar nga sulmuesi i ri anglez, Tami Abraham, marrë huazim nga Çelsi.

Kjo mjaftoi megjithatë që Roma të ngjitej në vendin e pestë në renditje me 25 pikë, duke qenë më pranë vendeve të Championsit sesa Fiorentina, Juventusi, Bolonja apo rivali qytetës, Lacio. Suksesi ishte i vështirë sepse Torino luajti shumë mirë dhe Murinjos e vlerësoi karakterin e ekipit të tij. “Më pëlqen më shumë të fitoj kështu sesa 5-0, – tha portugezi, – sukses me sakrificë nga gjithë skuadra. Kishim probleme, Kristante me Kovid, Veretut i pezulluar dhe Pelegrini i dëmtuar. Shpresonim të bënim ndonjë gol më shumë për vetë cilësitë fizike të Zaniolos apo Abrahamit, por jemi mirë edhe kështu”.

Sfidanti.al