Një goditje e rëndë për superyllin brazilian dhe për Paris SG, që errësoi fitoren 3-1 në Sent Etien. Nejmar mori një goditje të egër nga një lojtar vendas, Ivan Makon, dhe u rrëzua duke mbajtur këmbën me dorë e me lot në sy. Ai u nxorr me barrelë, ndërsa dukej që larg që dhimbja ishte e madhe nga dëmtimi serioz në kavilje. Më pas, Ney shkruajti në Instagram se do të kthehej më i fortë e më i mirë se më parë, por frika është që ai mund të mungojë për një kohë të gjatë. Mungesa e njërit prej 3 yjeve kryesorë mund të jetë një minus i madh për PSG-në dhe trajnerin Maurisio Poçetino, ndonëse nga Championsi ka mbetur vetëm një ndeshje dhe në kampionat shkëputja është e madhe nga ndjekësit.
Sfidanti.al