Rrëfehet Igli Tare: Gjithnjë kam qenë tifoz i Milanit, e vështirë të refuzoja Maldinin

Në një intervistë të gjatë për një televizion në Shqipëri, Drejtori Sportiv i Lazios rrëfen pasionin e tij për Milanin dhe për refuzimin që i bëri ofertës së Paolo Maldinit për të kaluar tek kuqezinjtë.

‘Fëmijëria ime është e lidhur me Milanin  holandez të Sacchit-tregon Igli Tare-kam qenë një tifoz i kësaj skuadre kur isha i ri, ndeshjen time të parë në Serie A e kam luajtur ndaj Milanit.  Dy sezone më parë Maldini më bëri ofertën për të më marrë te Milani, por raporti im me Lazion është jashtë normales, janë shumë vjet që jetoj në Romë. Ishte një lidhje e lindur në mënyrë të papritur si një dashuri që të përpin të tërin. Sidoqoftë për mua ishte shumë e vështirë të refuzoja Milanin’.

Sfidanti.al