Napoli “ka besim tek drejtësia”, por ndaj Juves humbi 0-3 në tavolinë!

Komisioni i Disiplinës i Ligës Italiane të Futbollit e dha vendimin e vet dhe ky nuk ishte në favor të jugorëve. Napoli humbet 0-3 në tavolinë ndeshjen që nuk u luajt në fushën e Juventusit, dhe Gjykatësi Sportiv Mastrandrea shkruajti se autoritetet shëndetësore italiane e kishin lënë në kompetencë të protokollit sanitar faktin nëse Napoli do të duhej të udhëtonte drejt Torinos apo jo. Klubi napolitan reagoi me mesazh zyrtar në Tuiter, ku shkruhej “kemi besim tek drejtësia”, ndërsa bëri menjëherë apelimin. “Përgjegjësia për të interpretuar protokollin të parashikuar nga Federata i takon klubit të Napolit, dhe autoritetet shëndetësore në Napoli nuk kanë kompetencë në këtë çështje”, – shkruhej në përgjigjen që këto autoritete i dhanë klubit të presidentit Aurelio De Laurentis. Përveç rezultatit 0-3, Napolit i hiqet edhe një pikë nga renditja, dhe duket se interpremi që i është bërë protokollit nuk është ai i duhuri. Napoli thotë se ka besim tek drejtësia, por rrezikon që edhe Këshilli Federal i Apelit ta lerë në fuqi dënimin.

Sfidanti.al