Ronaldo me Covid, shpërthejnë polemikat në Portugali

‘Dicka nuk funksionoi’. Në tryezë të gjithë ishin shumë pranë e pa maskë, pati shtrëngime duarsh pa I larë më pas; një afërsi e tepruar. Rasti i pozitivitetit të Cristiano Ronaldos është i njëjti me atë të qindra mijëra personave të prekur në të gjithë botës, por duke parë peshën e emrit të tij, nuk mund të mos shpërthejnë polemikat në Portugali.

‘Virusi ka një kapacitet të madh të transmetoher sa herë që personat nuk kanë një distancë të përshtatshme sigurie ose nuk përdorin maskë. Nëse të dyja këto arsye kombinohen, rreziku është më i madh-tha për ‘A Bola’, Maio Freitas, një prej epidemiologëve më të njohur portugezë-gjithsesi një person mund të jetë i infektuar, por jo një transmetues i rëndësishëm i virusit. Në këtë rast dicka nuk ka funksionuar’

Freitas e vijoi logjikën e ti, ‘Ky virus nuk është matematikë, nëse do të ishte e tillë do ta kontrollonim në mënyrë më perfekte-vijoi Freitas-inkubacioni zgjat deri në 14 ditë edhe pse shpesh  është 3-8 ditë. Por ndodh që infeskioni të transmetohet në 14 ditë’

Akoma më i ashpër ishte zv/presidenti I mjekëve të shëndetit publik, Gustavo Tato Borges. ‘Imazhi i tij në drekë me të gjithë skuadrën…Ka mundësi që në javën e ardhshme disa futbollistë, ata që ishin më pranë në këtë drake si Pepe, Se’rgio Oliveira apo Cancelo, të rezultojnë të prekur-tha Tato Borges-por edhe  në Portugali protokollis sanitary parashikon që përsa kohë ata janë negativë në teste mund të hyjnë në fushën e lojës dhe kështu që ka mundësi që  ata të luajnë me Porton në Klasiken kundër Sportingut të Lisbonës, të shtunën’.

Sfidanti.al