Mexhik Xhonsoni sheh Luka Donçiçin si pasardhës të Lebronit!

Së pari vazhdon epoka “Xhejms” tek Lejkërsat, dhe shpresa është që të mos përfundojë shpejt. Vërtet Lebroni është 35 vjeç, por me fizikun që ka mund të luajë edhe 2-3 vjet në nivele të larta, pse jo? Gjithsesi, Mexhik Xhonson, legjenda e klubit, thekson se më pas do të jetë Entoni Dejvis që do të duhet të udhëheqë për 5 vite të tjerë të paktën, ndërsa bashkë me të në ekip mund të jetë edhe dikush tjetër. Mexhiku u pyet për Luka Donçiçit, dhe u përgjigj: “Po, është e qartë, Luka tek Lejkërsat do të më pëlqente!” Kontrata e Donçiçit tek Dallasi është e tillë që ai ka edhe 2 vjet si “ruki” (rookie), pra si lojtar debutues, ndërsa më pas mund të shtohet edhe me 4 vjet duke i paguar shumë më tepër para. Në 2025, Donçiç mund të zgjidhte një skuadër tjetër duke qenë 25 vjeç, ndërsa Lebroni në atë kohë do të ishte 40.

Sfidanti.al