Pavarësisht evoluimit të pandemisë, UEFA po punon për Kampionatin Evropian të Futbollit që do të mbahet vitin e ardhshëm. Kjo është ajo që ka pohuar presidenti i qeverisë së futbollit kontinental, Aleksander Ceferin në një intervistë për televizionin gjerman ARD.
‘Për momentum po e përgatisim Evropianin ashtu sic duam ne-tha Ceferin-po mendojmë ta zhvillojmë atë me publik, me dyer të mbyllura apo me numër të kufizuar tifozësh në masën 30, 50 apo 70% të kapaciteteve të stadiumeve’.
Ceferin foli edhe për mënyrën e organizimit të evenimentit më të rëndësishëm futbollistik të vitit të ardhshëm.
‘Teorikisht mund të zhvillojmë evropian në 12 vende, në 11, 10, 3 apo edhe në vetëm 1 shtet-tha Ceferin për këtë kompeticion që do të zhvillohet në 11 qershor-11 korrik të 2021-nëse në shkurt do të më pyesnin nëse isha i përgatitur për një pandemi që po pushton botën, unë do t’I kisha thënë se ishte i cmendur. Por tani jemi të përgatitur. Jemi më inteligjentë dhe më të fortë se në të kaluarën dhe tani e dimë se mund të ndodhë gjithcka’.
Sfidanti.al