Ç‘ishte ky ilaç që ngjalli Kombëtaren? Si ndryshoi “grupi i gjakut”?!

Si nata me ditën ndryshonin dy ndeshjet e Kombëtares me Lituaninë, aq sa mund të thuhet se ekipi gjeti shpirtin e  lojës, por jo kokën e kthjellët për të fituar ndeshjen! Ndryshimi i saj , karshi ndeshjes së parë, ishte kaq i ndjeshëm në motivim, sa mund të thuhet pa frikë se në ndeshjen e Tiranes  dorëzuam nderin , kurse në të dytën luftuam deri në fund me shpirt, edhe pse pa qënë fitues me gola. Sa lezet na kanë hojnat, kur vetë futbollistët, ata që nuk dinin ta shpjegonin misterin e humbjes në Tiranë, këtë herë janë “dehur” me “revolucionin”  e tyre, aq sa janë  zemëruar me arbitrin, që e shpallën fajtor ,të gjithë bashkë për një penallti të avulluar , nga Reja deri tek fytyrat e reja të debutuesve..

Ngaqë jemi mësuar me veset dhe driblimet e Kombëtares sonë ndër ndeshje, një ditë më parë i kishim rënë kambanës me këtë tingull: drejt Lituanisë, Kombëtarja do ta heqë maskën, do të godasë portën e “armikut” dhe jo portën e vet si në ndeshjen e parë! Ajo që ndodhi.. vlen si haleluja! Sikur dikush të kishte shtypur butonin për “luftë”, Kombëtarja ishte e gjallë dhe e motivuar për 90 minuta. Kaq e gjallë, sa është e falur edhe për rastet e humbura, kaq e tjetërsuar në grupin e gjakut sa ia kemi “falur” penalltinë edhe arbitrit francez.  Me ato që na kanë parë sytë kohët e fundit, edhe pse s’fituam dot , kur  të gjithë qahen dhe vishen me të zeza  se kemi humbur qasjen për gol në tre ndeshje me radhë, s’ka fitore më të madhe se të luash për 90 minuta dhe të jesh i besueshëm se po luan per fitore e jo për..të qënë humbës!

 Sfidanti.al