Futbolli në të dyja sekset është helmuar me sukses! Se çfarë ndodh tek “ loja e burrave”, këtë e dinë edhe fëmijët e futbollit, ata që kanë 100 arsye ta shikojnë me frikë të ardhmen e tyre. Por, edhe futbolli femrave , nuk e ka më zili nga veset futbollin e meshkujve. Meny-ja e dhunës dhe e deformimit të garës është aq e realizuar, sa gjate lojes nuk gjen dot ku fillon njëra gjini e ku mbaron tjetra..
Këto ditë janë dënuar nga Komisioni i Disiplines 7 vajza futbolliste të moshës 13 deri në 17 vjeç të ekiipit Vllaznisë ! E lexuat mirë ? Fillojnë nga mosha 13 vje[are, kulmi i moshës së pafajësisë në sportin e botës, por jo në llojin tone që dhunen e quajme sport, vetem se kemi vene një top në fushë…
Të keqen e mendjes o Komision i Disiplinës! Nje Komision që duket sikur janë një tufë beqarësh që nuk kanë fëmijë, por edhe te molepsur keqazi kur dënojnë me zell fëmijët dhe nuk dënojnë “burrat e Superligës”, kur vetëm disa ditë më parë kurdisën një “orgji kolektive” pazaresh. Dhe në lojën e shfrenuar… nuk ishin vetëm 11 personazhet e fushes, por edhe lojtarë të tjerë : të fortë nga rruga dhe nga ..politika!
Sfidanti.al

