Zelanda e Re e anulon miqësoren me Anglinë në Wembley e parashikuar të zhvillohej muajin e ardhshëm, për shkak të vështirësive të krijuara për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për shkak të pandemisë Covid-19.
Administratori i Deleguar i Federatës Neozelandeze të Futbollit, Andre Prangell shpjegoi se një numër i konsiderueshëm lojtarësh do të hynin në karantinë pas kthimit në vend pas ndeshjes, gjë që do të ndërpriste sezonin e tyre në kompeticionet kombëtare dhe do të vinte në rrezik edhe karrierat e tyre profesionale.
Prangel shtoi se ndeshja e radhës së kombëtares do të jetë me shumë mundësi në marsin e vitit të ardhshëm kur do të nisë faza kualifikuese për Botërorin e Katarit të vitit 2022.
Sfidanti.al