Ronaldo dhe Portugalia apo Italia e Mançinit në Katar..?

Muaji Mars do të jetë deçiziv për skuadrat e mbetura “pezull” për në botërorin e Qatarit. Fati i tyre do të vendoset në ndeshjet përmbi ndeshje, ku Italia e trajnerit Mançini, nga froni i madh në Europian, do të ndeshhet për jetë a vdekje në fillim me Maqedoninë e Veriut dhe më pas me fituesen e ndeshjes Portugali-Turqi , nëse gjërat shkojnë “alla italiana”.

Duke folur për skenarin e madh u shfaq Ronaldo, ish-futbollisti i Juventusit, kandidat për tu larguar nga “djajtë” e Mançesterit. Dhe e dini çflet dhe ç‘mendon CR7? Është i bindur se do t’i hedhë dorashkat e sfidës Italisë së Mançinit për të mbërritur në finalet e Katarit.” Na presim ndeshja më shumë se të vërteta, që nuk do të jenë të lehta për tu fituar. Do të jetë një gjë e trishtë nëse nuk arrijmë të kualifikohemi…”

Sfidanti.al