Hajde rrokadë, hajde !”Anullim loje” me kandidatët kundër Dukës ..

Komuniteti i futbollit po pergatit “doren e fundit të allçisë” per zgjedhjet per Kryetar te Federates se Futbollit. Kemi patur ne zgjedhjet e fundit perplasje te forte mes presdientit aktual, me te ndjerin Bashkim Fino. Nje perplasje qe solli zhvillime. Platforma dhe strategji, te cilat u prezantuan nga konkurentet respektive, problematika pa fund qe dolen ne pah, akuza reciproke.

Te gjitha keto sollen nje levizje relative dhe shprese se gjerat do ndryshonin ne kahun e mire. Ne fakt sic ndodh gjithmone, statuquo-ja rikthehet si ne gjithe keto 20 vjetet e fundit ne futboll. Klubet te falimentuara, levizja futbollistike e vaket, numrat ne vend numero, morali pertoke, dhe xhepat e shpuar. E vetmja shoqate, nga te gjithe shoqatat e futbollit, qe del me fitim eshte Federata Shqiptare e Futbollit.

Dhe vijme ne keto zgjedhjet e kesaj rradhe. Kishte pritshmeri qe nuk do kantidonte më i “përjetshmi” Duka dhe do fillonte nje epoke e re. Por cfare na prezantohet? Njëri kandidat .Shakohoxha, qe ne zgjedhjet e fundit numeronte votat e Dukes, dhe tjetri kandidat, Starova, qe ne zgjedhjet e fundit ishte shume agresiv dhe radikal si kundershtar i Dukes dhe ne krahun e Bashkim Finos. Tani te dy keta jane ne invers. Njeri agresiv dhe radikal kundra Dukes, ish-komentatori, dhe tjetri, ish-trajneri, qe ka dale “pa leje” si kandidat me vete por qe befason shumë kur nis e numeron sukseset e Dukes ne keto 20 vite.

Dhe kjo mesele, “lufat e shkrehur e kandidatit” do të ketë një fund (ishalla të lumtur) për të dy : njeri lakmon të ankorohet ne FSHF dhe tjetri dicka te majme, por ngelet per tu pare. Dhe Duka do vazhdoje perpara, si tek filmi kinez “Nga fitorja ne fitore”. E kujt i kërcet nëse futbolli do jete prape ne faliment, klubet mjerane dhe xhepat s’do jenë më të shpuara.. por do hiqen fare!

K.Shabani