Aksi Romë-Londër-Zvicër është gjithnjë e më i nxehtë. Këto ditë janë të rëndësishme për tratativat mes Romës dhe Arsenalin për transferimin e Granit Xhakës në kryeqytetin italian. Tiago Pinto kërkon të përshpejtojë këto tratativa për të realizuar blerjen e parë të kësaj vere, por më shumë ai kërkon këtë për të mbyllur këtë cështje përpara Evropianit të Futbollit ku Xhaka do të marrë pjesë me Zvicrën për të evituar që paraqitjet e mira të mundshme të lojtarit të mund të rrisin cmimin e kartonit të tij.
Arsenali ka kërkuar 25 milionë Euro për mesfushorin, ndërsa Roma për momentin ka ofruar 12 milionë. Por ekziston ndjesia se palët mund të takohen në gjysmë të rrugës me 18 milionë Euro duke përfshirë edhe bonuset. Në ditët e kaluara, Jose Mourinho kontaktoi me Xhakën për t’I konfirmuar se e vlerëson dhe ndoshta për t’i kërkuar lojtarit që të veprojë më shumë dhe të kërkojë largimin nga Arsenali
Sfidanti.al