E diela ishte e trishtuar në Muxhelo. Pista e shquar e garave të shpejtësisë pati një homazh për një jetë të humbur, dhe një tjetër moment reflektimi. Përpara garës së klasit tretë të kampionatit botëror të motoçiklizmit, organizatorët, skuadrat dhe pilotët mbajtën 1 minutë zi për kujtimin e Xhejzën Dypaskiesë, sportistit 19-vjeçar francez që humbi jetën pas një përplasjeje të rëndë ditën e shtunë. Piloti, që ishte ende adoleshent, pësoi dëmtime të mëdha në trup dhe në kokë, ndërsa humbi kontrollin mbi motorin në provat zyrtare një ditë para garës.
Ai u transportua në një spital në Firence ku mjekët bënë gjithçka për t’i shpëtuar jetën. Dypaskie u operua në gjoks, por dëmtimet në kokë ishin fatale. Skuadra e tij Prustel u tërhoq nga gara e kësaj të diele në Moto 3, duke mos lejuar pilotin tjetër, Jamanaka që të merrte pjesë. Dypaskie cilësohej me të ardhme shumë premtuese në motoçiklizëm, dhe kishte bërë përparime të mëdha gjatë këtij sezoni, por për fat të keq pati fund tragjik. Gjithashtu, për fat të keq ai nuk është viktima e parë e këtij sporti, dhe nuk do të jetë e fundit.
Sfidanti.al