Nderthuren rruget e Torinos, Londres dhe Madridit ne merkaton e futbollit. Protagoniste jane pikerisht Marselo dhe Markos Alonso. Braziliani eshte vene ne shenjestren e Juventusit ku eshte tranasferuar edhe Kristiano Ronaldo me portugezin qe po kembengul te kete mikun e tij te bardhezinjte.
Ideja eshte qe Juventusi te marre Marselon ne vitin 2019, por fillimisht Realit te Madridit i duhet te gjeje zevendesuesin e tij. Pikerisht ketu nderthuren rruget e Madridit me te Londres me Realin qe ka hedhur syte nga Celsi per Markos Alonson qe po spikat shume ne kete fillim sezoni.
Sipas ‘Tuttosport’ drejtuesit e ‘Los Blancos’ kane hyre tashme ne kontakte me ata te Celsit per blerjen e kartonit te Markos Alonsos qe vleresohet per shifren e 60 milione Eurove. Mesohet se nje pjese te kesaj shifre, Reali do ta siguroje pikerisht nga transferimi i Marselos te Juventusi.
Sfidanti.al