Joakim Lev i del kunder Ozilit: Te Gjermania nuk ka racizem

Mesut Ozil perpara pak javeve deklaroi terheqjen nga kombetarja nepermjet nje letre te gjate te publikuar ne rrjetet sociale ku ngrinte akuza ta forta per racizem e diskriminim ne drejtim te Federates Gjermane. Reagimet kane qene te shumta dhe te ndryshme dhe se fundi tha fjalen ne lidhje me kete teme delikate edhe trajneri Joakim Lev.

‘Nuk kam pare racizem ne kombetaren gjermane qe nga viti 2004 kur u bera pjese e saj-tha Lev-te gjithe futbollistet identifikohen me vlerat tona’.

Nderkaq ne median gjermane eshte bere edhe nje sondazh per te pare besimin e tifozeve te Joakim Lev. Rezultati nuk ishte i kenaqshem pasi 57.5% e pjesemarresve ne sondazh nuk besonin  ne arritjen e sukseseve te metejshme te Lev ne pankinen e Gjermanise. Vetem  26.7% e votuesve besojne ne nje cikel te ri fitues te 4 here kampioneve te Botes nen drejtimin e Lev.

Sfidanti.al