Murinjo s’heq dorë nga cirku: Me një frazë “fiton” 19 armiq..kolegë

Mançester Junajtidi u mund thellë 0-3 në “Old Traford”, por trajneri i tij, Zhoze Murinjo, si një “mjeshtër i vërtetë”, di që ta dalë nga edhe nga situatat që duken si më të këqiat. Në zonën miks të stadiumit ai u shpjegoi gazetarëse se çfarë do të thotë shifra 3:
“Besoj se, ju, e dini rezultatin e ndeshjes, 3-0, pra 3-0! A e dini se ç’do të thotë kjo? Tre gola. Por a e dini se çfarë do të thotë tjetër? Tre tituj Premier Lige për mua! Unë kam më shumë tituj në Premier Ligë sesa 19 trajnerët e tjerë të saj të gjithë së bashku. Në këtë moment, rezultati është 3-2 për mua dhe ju duhet ta respektoni këtë fakt”, vuri në dukje Murinjo para gazetarëve në konferencën e shtypit mbas ndeshjes.
Sfidanti.al