Reali ka oreks galaktik, presidenti Perez çmëndet pas Dibalas

Paulo Dibala është shenjtëruar kundër Barcelonës si një lojtar i klasit botëror, i cili i ka djegur etapat personale. Pas asaj që ka treguar dhe sidomos tregoi kundër katalanasve, pa dyshim që të gjitha klubet miliardere të kontinentit të vjetër janë lëshuar në sulm për të, ku si gjithmonë në krye të listës qëndron Reali i Madridit.

Burime nga kryeqyteti spanjoll bëjnë me dije se presidenti Florentino Perez është i dashuruar me talentin argjentinas dhe, pse jo, ky është rasti më i mirë që ai të ketë një “Mesi” si Barcelona.

Për këtë arsye, pasi ka tentuar disa herë në muajt e fundit me disa oferta sporadike, tashmë Reali është gati që jo vetëm të kalojë pragun e 100 milionë eurove, por pse jo është shkojë shumë më lart sesa 110 milionët që Mançester Junajtid pagoi për Pol Pogbanë, për ta bërë kështu Dibalën lojtarin më të shtrenjtë të historisë.