Prindërit i dogjën këpucët e futbollit, ai sot kushton miliona!

Samuel Çukvueze që po luan shkëlqyeshëm me Vilarealin, është futbollisti nigerian i ri më i miri për momentin. Vilareali e solli atë në radhët e veta, pasi pagoi për të 500 000 euro, kurse tani ai kushton të paktën 40 milionë euro!
Por ju duhet të pyesni Samuelin që të mësoni se përmes çfarë vështirësish ka kaluar ai, deri sa ka arritur në gjendjen e tanishme, sepse ai jo vetëm që nuk e pati mbështetjen e prindërve, por këta të fundit ia dogjën këpucët e futbollit, sepse nuk shkonte mirë në shkollë!
Por, Çukvuezes as që i shkonte ndërmend që të hiqte dorë nga futbolli, madje edhe kur prindërit ia dogjën këpucët e futbollit që ai të mos kishte mundësi të shkonte ne stërvitje dhe në ndeshje.
“Kur isha i vogël, unë flija bashkë me topin. Prindërit e mi nuk donin që të luaja futboll, donin që unë të mësoja, madje m’i dogjën edhe këpucët e futbollit dhe bënë gjithçka të mundur që të më pengonin mua që të luaja në futboll, por ata ndaluan, kur unë vendosa të shkoja në Portugali më 2013. Atëherë, ata e kuptuan sesa shumë e doja unë futbollin, më dhanë bekimin dhe tani unë jam përqendruar i gjithi te futbolli”, tregon ky futbollist i ri nigerian.
Sfidanti.al