Rouz e gjeti: Harxhoj më shumë në diskotekë sesa gjobat që vendos UEFA!

UEFA dha dënimin kundër federatës së futbollit të Malit të Zi për sulmet verbale raciste të tifozëve malazezë kundër lojtarëve me ngjyrë të përfaqësueses angleze në ndeshjen kualifikuese që u zhvillua muajin e kaluar në Podgoricë. Mali i Zi u dënua që të paguajë 20 000 euro si gjobë financiare dhe që një ndeshje, konkretisht atë të ardhshme me Kosovën, ta zhvillojë para tribunave të zbrazura.
Futbollisti i përfaqësueses angleze dhe Totenhemit, Deni Rouz, i irrituar nga sulmet raciste kundër tij dhe bashkëlojtarëve të vet në Podgoricë, e kritikoi ashpër UEFA-n se dënimet e saj, kur është fjala për sulme raciste, janë të buta dhe se ai mezi po pret që t’i japë fund karrierës së tij për këtë arsye. Rouz vuri në dukje me sarkazmë se ai më shumë para prish në diskoteka sesa gjobat financiare të UEFA-s.
Sa për kujtesë, Anglia fitoi me rezultatin e thellë 5-1 në Podgoricë.
Sfidanti.al