Superylli i PSZH-së, Nejmar, erdhi në Torino dhe paparacët e kapën atë në aeroport, kështu që lajmi u përhap me shpejtësi dhe tifozët e Juves hamendësuan se ai nuk ka ardhur kot. Trurin e tyre e përshkoi mendimi se Nejmari ka ardhur në Torino që të takojë përfaqësuesit e “zonjës së vjetër” dhe të bisedojë më ata për transferimin e tij eventual në klubin bardhezi.
Por, në fakt, ardhja e Nejmarit në Torino nuk kishte asnjë lidhje me Juventusin, pasi ai erdhi për arsye marketingu, të promovonte një linjë të re parfumesh dhe koleksionin Dizel. Sidoqoftë, sikurse thuhet, ai do të asistojë edhe në një turne minifutbolli, të organizuar prej tij në Napoli.
Në fakt, Juventusi nuk ka ndërmend që ta blejë Nejmarin, pasi shuma që kërkohet për të, është shumë e lartë, por, sidoqoftë, tifozët e Juves u kënaqën, duke parë me sy hapur një ëndërr që zgjati disa orë!
Sfidanti.al