Shumë vite me radhë në kampionatin spanjollin kanë mbizotëruar Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo që bëheshin herë pas here golashënuesit më të mirë të tij, ndërkohë që edhe gjatë këtij sezoni duket se Mesi do të jetë golashënuesi më i mirë, duke qenë se deri tani ai ka shënuar në ndeshjet e La Ligës 33 gola, madje 12 më shumë sesa bashkëlojtari i tij, Luis Suarez, ndërkohë që deri në fund kanë mbetur edhe katër ndeshje.
Gjatë këtij sezoni, midis pesë golashënuesve më të mirë në La Liga nuk ka asnjë spanjoll. Në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligës i gjashti është Iago Aspas i Seltës që para vetes ka Karim Benzeman, Stuanin dhe Ben Jederin, dy francezë dhe një uruguajan. Ka mundësi që shumëkujt duhet t’ia kujtosh se cili futbollist spanjoll e ka marrë për herë të fundit çmimin e golashënuesit më të mirë në La Liga. Kjo ka ndodhur para 11 vitesh, më saktë në 2008, kur golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll u bë Dani Gunza i Majorkës.
Çmimin e golashënuesit më të mirë në Spanjë gjatë viteve të kaluara e kanë marrë Diego Forlan e Luis Suarez (të dy uruguajanë) dhe tetë herë Krisitiano Ronaldo e Lionel Mesi, herë njeri dhe herë tjetri. Tani çështja është se kur një futbollist spanjoll do ta marrë përsëri çmimin e golashënuesit më të mirë na La Liga? Vështirë, sa të jetë Mesi në fushë.
Sfidanti.al