Mediumet anglezë bëjnë të ditur se Aleksis Sançez, tanimë, e ka marrë vendimin e tij, se ai po bën gjithçka që të transferohet te PSZH-ja dhe se Vengeri vështirë se mund të bëjë ndonjë gjë që ta pengojëatë. Ky futbollist kilian nuk ka ndërmend që ta vazhdojë me Arsenalin kontratënqë i mbaron verën e ardhshme, ndërsa bëri të ditur se ai, tanimë, kishte rënë dakord me PSZH-në edhe për kushtet personale. Thuhet se kontrata e tij me klubin francez do të jetë katërvjeçare.
Në kushtet që janë krijuar, Vengeri do të bënte mirë që ta lejojë atë që të largohet për në Francë, pasi, vitin tjetër, kurtë bëhet lojtar i lirë, ai do të mund të kalojë te Mançester Siti që do të ishte për të (Vengerin) akoma më keq. PSZH-ja do të paguajë për Sançezin minimumi 40 milionë euro.
Sfdanti.al