Junajtidi po  kërkon partnerin e Pogbas, por ne cilin ekip se….

Mançester Junajtidi, mbas sezonit të dobët të kaluar në Premier Ligë, synon që të kthehet në rrugën e lavdisë së dikurshme dhe tëluftojë për titull në konkurrimin më të fortë në botë. “Dejli Star” shkruan se Murinjo do që në mesfushë, si partner të Pogbas, të sjellë Arturo Vidalin, pasi ky i fundit në tandem me futbollistin francez (Pogban), para disa sezonesh, përbënin “forcën goditëse” të  Juventusit. Atëkohë, Vidali vendosi që të shkonte te Bajerni i Mynihut, por, që nga ardhja e tij, bavarezët nuk po arrijnë dot as që ta fitojnë Ligën e Kampioneve, madje, as të dalin në finale të saj, që janë edhe arsyet që ky futbollist kiliuan u transferua në Gjermani.

Junajtdi, sidoqoftë, nuk do ta ketë aspak të lehtë që ta marrë Vidalin, ndërkohë që për të po interesohet edhe Interi, shkruan “Gazeta delo Sport” që thekson se ky klub është gati që të ofrojë edhe njëekstrashumë që ta angazhojë në radhët e veta ish-futbollistin e Juventusit.

Sfidanti.al