Çelsi nuk është aty ku e nisi kampionatin, por trajneri i bluve, Mauricio Sarri ka një shqetësim tjetër. Italiani ka kërkuar që klubi të jetë i qartë për të ardhmen, dhe sidomos për atë të yllit kryesor, Eden Hazar. Drejtuesit i kanë ofruar belgut kontratën e re me rrogë 300 000 paundë stërlina në javë, por lojtari ka kërkuar kohë për t’u menduar.
Kontrata e tanishme e Hazarit përfundon verën e 2020-ës, pra nëse nuk do të ketë rinovim deri në qershor, Çelsi mund të jetë i detyruar të lejojë largimin e tij, madje kundrejt një shifre shumë më të ulët sesa mund të kushtojë kartoni i tij.
Sarri është i shqetësuar më shumë për lojën e skuadrës, pasi paqartësia për të ardhmen e Hazarit pritet të ndikojë për keq. Përveç kësaj, ai dëshiron të bëjë plane për të ardhmen si trajner, pra nëse numri 10 nuk qendron, ai duhet të gjejë pa vonesë një zëvendësues, gjë që nuk është e lehtë në një treg aq të rrezikshëm sa ai i futbollit.
Sfidanti.al