Babi, nuk mund të firmosësh pa mua, thotë vajza e Murijos!

Zheison Murijo dhe Zhozep Bartomeu po bëheshin gati të firmosnin letrat e kontratës së lojtarit me Barcelonën, kur diçka e paparashikuar ndodhi. Kolumbiani kishte marrë me vete vajzën e tij të vogël, e cila si çdo fëmijë, as nuk e kishte idenë e rëndësisë së momentit. Pa u përmbajtur, ajo vrapoi drejt tryezës dhe u ul mbi prehrin e babit, duke u ndjerë e lumtur. Për më tepër, ajo u bë kurioze për letrat dhe stilolapsin në tavolinë, dhe nisi të luante me sendet.

Presidenti katalanas, Bartomeu, fillimisht u mërzit pak i kapur në befasi, por pastaj nisi të qeshte duke parë anën e gëzueshme të asaj që ndodhi. Vajza u përpoq të vendoste nënshkrimin e babait, dhe gjithçka shkoi siç duhet.

Sfidanti.al