Alvaro Morata, urime të shtrenjta për Krishtlindje; 55 mijë Paund në dhurata për bashkëshorten

Alvaro Morata I ka të shtrenjta urimet e Krishtlindjes për bashkëshorten e tij, Alice Kampelo. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, sulmuesi I Celsit shpenzoi rreth 55 mijë Paund në dhurata dhe në këtë pikë ai është mëse I justifikuar. Në 25 dhjetor ai festoi Krishtlindjen e tij të parë në statusin e babait pasi ka dy binjakë dhe kështu që preferoi që të mos kursejë aspak.

Për ta kuptuar atë mjaft të shohësh pemën e Krishtlindjes në shtëpinë e futbollistit që është plot e përplot me dhurata që në radhë të parë janë pikërisht për gjysmën e tij të ëmbël, Alice dhe bëhet fjalë për një rolex me vlerë prej 50 mijë Paund. Por si është e mundur një gjë e tillë? Shumë e thjeshtë, një kasë prej ari 18 karatë dhe një zbukurim prej zafiri që e rrisin ndjeshëm vlerën e këtij objekti. Një tjetër dhuratë që Alice mori për festat e fundvitit, ishte edhe një cantë prej lëkure vici me vlerë prej 3700 Paund.

Ata që e bënë në të vërtetë të paharrueshme këtë Krishtlindje për ciftin Morata ishin padyshim binjakët e tyre të cilët me përkëdheli ata I thërrasin ‘xhuxha’. Në këtë pikë, Alvaro Morata e interpreton në mënyrë perfekte rolin e babait sin ë vëshje ashtu edhe në përgatitjen e biberonit.

Por profili në Instagram I sulmuesit spanjoll nuk I është dedikuar vetë dhuratave, por sidomos dy fëmijëve të tij të cilët kishin një postim të vecantë. ‘Krishtlindja e parë me ‘xhuxhat’-shkruante Morata-lumturia më e madhe që mund të ezistojë. Je jeta ime’ dhe në këtë pikë nuk mund të evitohen komentet me tone shakaje të Serxhi Robertos që shkruante : ‘Të duhet ndihmë?’

Sfidanti.al