“Qielli i shtatë i futbollit”, 200 milionë euro është çmimi për kampionët!

Nejmar ishte një i veçantë dhe kushtoi 222 milionë euro. Mbape ishte një adoleshent i veçantë dhe vlera e kartonit të tij arriti 180 milionë euro. Tashmë, shifra prej 200 milionësh po kthehet në një standard për të gjithë ata që quhen kampionë në futboll. Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, po i lemë veç, por yjet e tjerë hyjnë tashmë në këtë kategori. Sesi do t’ia bëjnë klubet, një zot e di, por “vallja e çmendur” ka nisur dhe do të vazhdojë.

Çmenduria e fundit pritet të jetë ajo për Harri Kejnin, pasi jo vetëm Reali, por edhe Mançester Junajtid janë gati të “sulmojnë” fort. Shifra që të dy klubet mendohet të japin për sulmuesin e Totenhemit është 190 milionë euro, pra shum pranë “standardit” prej 200 milionësh. Kejn vlerësohet si një nga sulmuesit më të mirë të botës aktualisht, duke qenë vendimtar për Totenhemin dhe kombëtaren e Anglisë, me golat dhe me lojën e tij.

Sfidanti.al